Taksa e solidaritetit rrezikon të mos jepet më (31 Janar 1999)
Taksa e solidaritetit ka futur anëtarët e qeverisë. E shumëpërfolura taksë për Forcat e Rendit ka hapur konflikt mes ministrave Koçi dhe Angjeli. Taksa e solidaritetit është një fond i cili u jepet forcave ushtarake, të mbrojtjes dhe të rendit me paratë që secili buxhetor duhet të japë me rrogat.
Por kjo taksë edhe pse ka hyrë në fuqi që prej tre muajve u është dhënë policëve vetëm një herë. Që prej asaj dite asnjë fond nuk u është shpërndarë uniformave blu.Krerët e Rendit duke u shfajësuar vartësëve të tyre u kanë thënë se fajin e kanë drejtuesit e ministrisë së Financave.
Ministri i Rendit Publik akuzoi kolegun e tij të financave se ka vonuar mbledhjen e fondeve përkatëse si dhe nuk ka dorëzuar shumën prej 100 milion që vetë Angjeli ka pohuar se i janë dhënë financës së Rendit. Greva e arsimtarëve detyroi Qeverinë që t’i heqë taksën për Forcat e Rendit.
Gjithashtu dhe punonjësit e shëndetësisë kërkojnë t’i hiqet kjo taksë. Megjithatë mossolidarizimi i arsimtarëve, mjekëve dhe ndoshta dhe të tjerëve mund të mbyllë përfundimisht historinë e taksës së solidaritetit./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj