Taksistët e Fierit protestojnë për taksitë e pa licencuara në qytet – (30 Janar 2001)


Taksistët e Fierit protestojnë për taksitë e pa licencuara në qytet – (30 Janar 2001)

20:41 30/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Problemi i qarkullimit të taksive është përhapur edhe në qytete të tjera, ku konkurrenca mes të licencuarve dhe targave të bardha është çështja kryesore. Këtë herë janë taksistët fierak, të cilët i kanë nisur një peticion bashkisë së qytetit, policisë së rendit dhe degës së tatimeve. Ata shpjegojnë se i kanë paguar të gjitha tatimet dhe taksat, kanë licencë e punojnë konformë rregullave. Ndërsa taksistët privat janë ata që mbyllin rrugën për të punuar sipas ligjit.

Taksistët e Fierit akuzojnë policinë rrugore, që nuk ndalojnë këto automjete, që punojnë duke mos paguar asnjë detyrim karshi shtetit. Në qytetin e Fierit ka gjithsej mbi 300 taksi të licencuara, shoferët e të cilave zgjidhjen e kërkesave të tyre e shohin vetëm me protesta paqësore në bulevard./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme