Taksistët në rrezik (16 Janar 1999)
Taksistët ndihen në rrezik. Dhuna dhe krimi po prek gjithnjë e më shumë dhe ata njerëz që janë në shërbim të qytetarëve, taksistët. Në mjaft raste rreziku u ka ardhur pikërisht nga klientët të cilët i kanë vënë armën në kokë në mes të rrugës dhe i kanë kërkuar lekët e fituara gjatë ditës. Kush nuk bindet ka patur fatin e keq të provojë forcën por dhe plumbat e tyre.
Rasti i fundit është ai i taksistit Bashkim Doraci ku në mes të rrugës klienti e ka qëlluar me armë në shpatull, i cili sapo është plagosur është hedhur nga makina dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak nga disa kalimtarë të rastit./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj