Taksitë e 2020 – ës
Të qëndrosh në trafik në orët të tëra mund të jetë shumë shpejt pjesë e së shkuarës.
Kompania Airbus po punon për projekt të ri tepër interesant, atë të krijimit e taksive fluturuese, me shpresën që të lehtësojë trafikun urban. Ajo ka prezantuar konceptin e parë të taksive të quajtura “Vahana”, të cilat do të jenë me pilot automatik dhe me vend për një person. Ky mjet është i dizenjuar të funksionojë si një helikopter. Projekti Vahana nisi në fillim të këtij viti dhe është një prej më të avancuarve të kompanisë Airbus Group, me bazë në Silicon Valley. Në website e kësaj të fundit, shkruhet:“Jemi tepër të apasionuar pas fluturimeve personale. Ky mjet fluturues që po ndërtojmë nuk ka nëvojë për një pistë, pilotohet vetë dhe mund të detektojë dhe të shmangë automatikisht pengesat dhe mjetet e tjera fluturuese
”. Sipas CNN, renderat konceptualë sugjerojnë se këto taksi ajrore do të ngjiten dhe do të ulen vertikalisht, kanë helika të ngjashme me ato të helikopterëve dhe krahë të pjerrët, në të cilët ndodhen 4 motorë elektrikë në secilin prej tyre. Grupi i punës që qëndron pas Vahanës synon që ta kenë gati këtë taksi në fund të vitit 2017 dhe modelet e para të dalin në treg në 2020 – ën./tvklan.al