Taksitë në Berat, këshilli bashkiak shton numrin e licensimit të tyre (4 Shkurt 2001)


Taksitë në Berat, këshilli bashkiak shton numrin e licensimit të tyre (4 Shkurt 2001)

12:39 04/02/2001

Këshilli Bashkiak i qyteti të Beratit ka vendosur numrin kufi të taksive që qarkullojnë në këtë qytet, gjithsej 160. 80 për automjetet 1+4 dhe po kaq për ato 1+8 që janë furgonët. Berati duket se mban numrin më të vogël të taksive. Deri vjet në të qarkullonin 100 taksi, ndërsa sivjet këshilli bashkiak vendosi t’a shtojë me 60 licensimet e reja.

Por, pavarësisht nga kjo shoferët e licensuar kanë më tepër problem konkurrencën e taksive me targa të bardha. Ndaj shoferët më shumë se sa caktimi i një numër fiks për taksitë, kërkojnë ndërprerjen e aktivitetit të mjeteve pa leje dhe që nuk paguajnë asnjë taksë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme