Taku kthehet në stërvitje me Tiranën
Afrim Taku është kthyer në stërvitje pas 10 ditësh shkëputje. Mosmarrëveshjet e tij me trajnerin Mirel Josa janë zgjidhur.
Shënuesi më i mirë i Tiranës i kërkuar ndjesë trajnerit sipas njoftimit të klubit bardheblu.
Taku u pezullua pasi pati një debat me trajnerin Josa për shkak të zëvendësimit në fundin e takimit me Luftëtarin, duke ngritur dyshimet se do të mbyllte aventurën me Tiranën.
Në stërvitjen e së mërkurës u bashkua edhe kapiteni Erando Karabeci, pas dy muajve mungesë për shkak të dëmtimit.
Tv Klan