Talat Xhaferri takohet me shqiptarët e Serbisë


Talat Xhaferri takohet me shqiptarët e Serbisë

23:33 24/05/2018

Shqiptarët e Serbisë dhe ata të Maqedonisë i lidh dhe ndan një kufi. Prej kohësh janë duke u munduar të hapin një pikë kufitare për të lidhur familjet, por edhe dy shtete.

Kreu i parlamentit maqedonas, Talat Xhaferri, në kthim nga kryeqyteti serb ka ndaluar në Preshevë për të diskutuar dhe mbështetur shqiptarët.

Preshevarët u ndanë me shpresë se progresi i shqiptarëve të Maqedonisë është një shembull edhe për ta. Xhaferri u ka premtuar angazhim në takimet shtetërore për hapjen e një pike të re kufitare.

Kreu i parlamentit në Shkup tha se bashkëpunimi rajonal mund të zgjidhë shumë probleme të hapura në Ballkan.

Tv Klan






Të ngjashme