Talebanët prezantojnë liderin e ri
Talebanët afganë kanë prezantuar një lider të ri që do të zëvendësojë Mullah Akhtar Mansour, i cili u vra nga dronët amerikanë.
Në një deklaratë zyrtare, talebanët pranuan për herë të parë vdekjen e Mansour dhe bënë publik edhe emrin e pasardhësit të tij, që do të jetë Mawlawi Haibatullah Akhundzada.
Sipas BBC, mbetet e paqartë se në ç’drejtim do t’i udhëheqë ai militantët, por analistët thonë se ai nuk është një zgjedhje e pazakontë. Vitin e shkuar talebanët patën trazira në mesin e tyre, kur Mansour zëvendësoi themeluesin e grupit Mullah Mohammad Omar.
Mansour u vra nga një sulm me dron teksa udhëtonte me makinë në provincën e Balochistan, të Pakistanit, të shtunën e shkuar.
Qeveria amerikane dhe ajo afgane thanë se ai ishte një pengesë për procesin e paqes mes autoriteteve afgane dhe talebane. /tvklan.al