Tamponi për Covid-19, nga e Hëna edhe tek Spitali Amerikan
Pajisja kryen mbi 4 mijë analiza gjatë 24 orëve, besueshmëri e lartë
Nga e hëna tamponi për Covid-19 do të kryhet edhe në Spitalin Amerikan në vendin tonë.
I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, drejtori i spitalit Amerikan Klodian Allajbeu tha se pajisja që ky institucion shëndetësor disponon mund të kryejë mbi 4 mijë testime në ditë për rastet e dyshuara me koronavirus.
Përveç tamponit, nëse një qytetar dyshon se ka kaluar Covid-19, apo është në fazën fillestare të shenjave klinike, mund të kryejë edhe një analizë gjaku specifike për Covid-19 i cili tregon parametrat shëndetësore.
Të dyja analizat kanë besueshmëri të lartë.
Drejtues të Spitalit Amerikan deklaruan se të gjitha analizat pozitive dhe negative do i kalojnë ISHP për të bërë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit.
Tv Klan