Tani violinat prodhohen nga mëndafshi i merimangës


Tani violinat prodhohen nga mëndafshi i merimangës

08:48 09/07/2016

Shkencëtarët kanë filluar të prodhojnë violina duke përdorur mëndafshin e merimangave dhe ata thonë se telat me tre fije mund të kenë një efekt të madh në tingujt e instrumentit.

Sipas ekipit që ka prodhuar violinën, mëndafshi i merimangës u krijon atyre mundësinë për prodhuar tinguj që i përshtatet me saktësi dëshirave të muzikantëve.

Ndryshe nga violinat e famshme Stradivari, madje edhe nga ato të zakonshmet, këto violina nuk janë prodhuar nga druri, por me mëndafsh dhe rrëshirë. Prodhuesi i violinës është inxhinieri i diplomuar nga Kolegji Mbretëror i Londrës, Luca Allessandrini.

“Mëndafshi i merimangës ka vetinë të marrë ndoshta ritmin më të lartë të shpejtësisë që unë kam parë ndonjëherë. Kjo ndodh për shkak të elasticitetit të lartë dhe dendësisë së vogël të këtij materiali.”

Shtatëdhjetë përqind e materialit të instrumentit është mëndafsh dhe tridhjetë përqind rrëshirë. Sipas Alessandrini ky është një material që mund t’ja kalojë edhe fibrave të karbonit për vetitë që ka.

Ai thotë se zgjodhi të prodhojë me të violinën pasi ajo ka një histori tradicionale të njohur artizanati. Luca Allesandrini shpreson se ky është vetëm fillimi i zbulimeve që mund të revolucionarizojnë industritë që lidhen me prodhimin e objekteve të akustikës, si dhe të nxisë shtimin e përdorimit të materialeve bio-inxhinierike.

/tvklan.al






Të ngjashme