TAP nis shtrirjen në det
Kur ka përfunduar afro 80 për qind shtrimi i tubacioneve në tokë, projekti TAP ka nisur fazën e zgjatimit në det.
Në një ceremoni ku nuk mungoi dhe kryeministri Rama është inauguruar në Seman fillimi i punimeve për ndërtimin e seksionit detar me gjatesi 105 km që do të lidhet me segmentin italian të gazsjellësit.
Kryeministri dhe ministri i Energjetikes e cilësojnë si tepër të rëndesishëm suksesin e këtij projekti dhe për thithjen e investitorëve të mëdhenj të huaj, që siç thonë nuk do të tkurren, por do të vijnë në rritje duke parë klimën e biznesit në vend.
E duke qenë në Fier Rama thotë se brenda pak javësh do të nisë projekti i shumëpremtuar i By-Passit të këtij qyteti.
Tubat e gazsjellësit TAP do të shtrihen në shtratin e Adriatikut, ku pika më e thellë e tubacionit do të jetë më shumë se 810 metra. Do të angazhohen rreth 10 anije për shtrimin e 9 mijë metrave tuba. Përmes këtij projekti ne ekonominë e vendit tonë parashikohet se do te injektohen afro 1 miliard euro në 20 vitet e ardhshme.
Tv Klan