Tarantulës i thithin helmin vdekjeprurës
Specialistët e merimangave e kanë kaluar mëngjesin e tyre duke i hequr helmin një tarantule.
Ata punojnë në muzeun australian të Sidneit dhe ia hoqën helmin për shkak të ekspozitës së tyre të fundit që quhet: “Merimangat, të gjalla dhe vdekjeprurëse”, ku të ftuarit do jenë të aftë për të vëzhguar nga afër më shumë se 400 merimanga. Kim McKay, drejtor i muzeut australian tha se megjithëse njerëzit kanë filluar t’i kuptojnë merimangat, në ekspozitën e re, ata po punojnë në reduktimin e frikës së njerëzve ndaj tyre. Ekspertët do ia heqin helmin në sy të audiencës kurioze për araknidët dhe më pas do shkojë si burim në universitetin e helmeve, i cili është më i madhi në botë./tvklan.al