“Targa e bukur”, operacioni i policisë që arrestoi dy persona për korrupsion

Foto ilustruese

“Targa e bukur”, operacioni i policisë që arrestoi dy persona për korrupsion

19:25 27/09/2018

Dy persona janë arrestuar për korrupsion gjatë një aksioni të koduar “targa e bukur” nga Policia e Tiranës. Ata janë Arjan Elezi 38 vjeç dhe Sefer Myftari 31 vjeç. Policia sqaron se Elezi është specialist pranimi në sallën e regjistrimit të mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor. Ndërsa Sefer Myftari, i dënuar më parë për deklarim të rremë, luante rolin e sekserit.

Dy të arrestuarit, i kishin kërkuar pronarit të një automjeti një shumë parash prej 50 mijë Lekë të reja në këmbim të pajisjes së automjetit me targë me numra të njëjtë. Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë shtetasve të mësipërm iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 50 000 lekë të reja e përfituar në mënyrë të kundraligjshme, thotë policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

/tvklan.al






Të ngjashme