Tarifat e shkollave të larta – (16 Gusht 1999)


Tarifat e shkollave të larta – (16 Gusht 1999)

19:21 16/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vetëm 10% e studentëve të kuotës së pranimit kanë të drejtjeën e futjes në shkollat e larta me pagesë. Këto kuota kanë ditë që janë shqyrtuar nga Ministria e Arsimit pë rata që do të futen me lekë në shkollë. Por këto tarifa ndryshojnë për shkolla të ndryshme. Disa nga fakultetet nuk janë përfshirë në pagimin e tarifave për të vazhduar shkollën e lartë për arsye se ato degë duhen fituar vetëm me konkurs.

Fakulteti i Mjeksisë së Përgjithshme dhe Stomatoligjisë nuk do të paguaj asnjë lloj tarife por gjithçka fitohet në bazë të konkursit. Fakulteti i Ekonomisë, Administrim Biznesi dhe Financë, njëkohësisht dhe Akademia e Arteve, ku çdo e drejtë do të fitohet nga aftësia e dijeve. Tarifat e vazhdimit të shkollës varjojnë në 60 mijë lekë tek pagesa më e lartë që i takon degës së gazetarisë me 300 mijë lekë.

Këtë vitë për herë të parë praktikohet pagesa me lista por që kanë edhe kritere të veçanta, të cilat varen nga kërkesa të shumta që kanë pasur degët por që janë pranuar pakë. Ndaj sivjet të gjithë ata që kanë para por që s’kanë konkuruar nuk kanë të drejtë të vazhdojnë një shkollë pavarësisht nga dëshira dhe mundësia./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme