Tartar levreku me fruta dhe avokado (Video)


Tartar levreku me fruta dhe avokado (Video)

14:30 25/04/2019

Përbërësit:

500 gr levrek

400 gr avokado

70 gr mjedra të freskëta

30 gr vaj ulliri

10 gr xhinxher i freskët

1 lime

Verë

Mente

Kripë

Piper

Përgatitja:

Pastrojmë peshkun dhe e sfiletojmë. Më pas e grijmë shumë imët dhe e marinojmë me lëng lime, lëng xhinxheri, mjedra, kripë, piper, vaj ulliri, mente, pak verë dhe i përziejmë mirë të gjitha bashkë.

Në një gotë mikseri vendosim avokadon, lëkurë lime, pak nga lëngu i limes, mente, vaj ulliri dhe e bëjmë krem.  Vendosim në pjatë fillimisht kremin, mbi të tartarin e levrekut dhe disa feta avokado.

/tvklan.al






Të ngjashme