Tartar viçi me perime turshi (Video)
Përbërësit:
200 gr fileto viçi
50 gr rukola
20 gr mustardë
10 gr caperi
1 domate
1 qepë të njomë
1 qepë të kuqe
1 karotë
1 lulelakër
1 finok
Pak majdanoz
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë, shtojmë në të kripë, piper, dafinë, sheqer dhe uthull. Pastrojmë perimet dhe i presim. Pasi të vlojë uji vendosim në të fillimisht lulelakrën dhe finokun të ziejnë për 1 minutë, më pas qepën e kuqe dhe qepën e njomë po ashtu për 1 minutë dhe në fund karotën. I vendosim të gjitha në një tavë dhe i lëmë të ftohen. Më pas shtojmë në to vaj, hudhër dhe i përziejmë me rukola dhe majdanoz.
Domates i heqim pjesën e farave dhe e presim në kubikë, po ashtu dhe pak qepë të njomë, pak qepë të kuqe. Grijmë shumë imët fileton e viçit, caperi dhe majdanoz. Të gjithë ingredientët që premë i përziejmë bashkë në një tas ku shtojmë edhe pak mustardë, kripë, piper dhe vaj ulliri. Vendosim në pjatë fillimisht turshitë me rukola, mbi të tartar viçi dhe është gati për tu serivirur.
/tvklan.al