Tashmë edhe robotët do të ndjejnë dhimbje
Një grup shkencëtarësh nga Gjermania janë duke zhvilluar një sistem nervor artificial, falë së cilit shpresojnë që t’i bëjnë robotët të ndjejnë dhimbje, për t’i ardhur në ndihmë njerëzve.
Shkencëtarët nga Universiteti i Leibniz në Hannover e prezantuan këtë projekt gjatë konferencës mbi robotët dhe automatizimin, të mbajtur javën e shkuar në Suedi.
Sipas këtij sistemi që ekspertët po përpiqen të krijojnë, robotët do të mund të identifikojnë dhimbjen dhe të reagojnë me shpejtësi, për të evituar dëmtime të mëtejshme të pjesëve të tyre.
Johannes Kuehn, një prej shkencëtarëve që po punon në këtë sistem, thotë se kjo do të bëjë të mundur që robotët të kenë të njëjtin reagim ndaj dhimbjes si njerëzit, të cilët e përdorin si mekanizëm mbrojtës.
Sipas tij, dhimbja është një sistem që na mbron, pasi një moment që dallojmë nga buron, marim masat për të mos u lënduar sërish.
Grupi i shkencëtarëve, sipas portalit mbi teknologjinë “The Verge”, kanë arritur të ndërtojnë një prototip që kontrollon reflekset, i pajisur me sensorë të prekjes që ndjen temperaturën dhe presionin.
Modeli është i bazuar në mënyrën sesi njerëzit ndjejnë dhimbjen me anë të prekjes dhe përfshin “sistem robotik nervor të frymëzuar nga struktura e lëkurës së njeriut”./tvklan.al