Tashmë jetojnë në të njëjtën shtëpi?
Dy prej aktorëve më të dashur të momentit, Engin Akyurek dhe Cansu Dere, kanë nisur të jetojnë në të njëjtën shtëpi, sipas medias turke.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Posta”, pak javë pasi u nis të flitej për një lidhje dashurie mes tyre. Cansu Dere, e njohur në Shqipëri për rolin e Ejshanit në serialin “Ezel” dhe të Zejnepit në serialin “Nënë” është transferuar në shtëpinë e Akyurek në lagjen Suadiye të Stambolli. Aktori 36-vjeçar, i njohur si Omeri i “Diamante dhe Dashuri”, prej kohësh nuk kishte dikë në jetën e tij, ndërsa 37-vjeçarja Dere i ka dhënë fund lidhjes së saj me të dashurin francez. /tvklan.al