Task Forca dhe ndëprerja e energjisë tek konsumatorët debitorë (18 Nëntor 1999)


Task Forca dhe ndëprerja e energjisë tek konsumatorët debitorë (18 Nëntor 1999)

12:19 18/11/1999

Tashmë nuk është KESH-i ai që pret pa të drejtë energjinë elektrike qytetarëve, por Task Forca gjobitëse dhe ndërprerëse e energjisë për të gjithë debitorët privatë dhe familjarë pa kontratë. Në zbatim të detyrave të dhëna nga ministri i ri i Ekonomisë dhe Privatizimit, po ashtu dhe drejtori i Koorporatës Energjitike, Task Forca dyfishon prerjen e energjisë për të gjithë mospaguesit. Shenjestra e kësaj drejtorie sot është vënë në periferi të Tiranës, Shkoza, zona më e futur e cila numëron disa dyqane dhe objekte që nuk kanë paguar energjinë elektrike.

Debitorë që nga viti 1996. Dyqani me artikuj ushqimor shënon në faturat e Task Forcës 1 milion lekë të papaguara dhe 1 milion kilovat orë të harxhuara. Dora e Task Forcës do ndjehet papushim në 40 prerje në ditë, përvç tyre do ketë dhe gjobitje.Të gjitha këto që Tirana të ketë energji.

Edhe një fabrikë e vogël pijesh freskuese e cila kishte lidhje me dy linja dhe nuk paguante, sot i ndërpritet energjia. Hoteli në krah të kësaj lagje kishte mëse një muaj që merrte energji jashtë matësave dhe ish gjobitur me 2 milionë lekë. Edhe objekte të ndryshme ndërtimi që konsumojnë energji në sasi më të madhe kanë rënë në dorën energjike të Task Forcës, një polici pa uniformë dhe pa armë por mbështetur në ligj./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme