Task Forca e Tiranës, energjia elektrike – (26 Gusht 1999)


Task Forca e Tiranës, energjia elektrike – (26 Gusht 1999)

11:55 26/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shteti Shqiptar ka nisur të tregoj forcën kundër të gjithë atyre që vjedhin dhe abuzojnë me energjinë elektrike. Sot grupi i task-forcës i Prefekturës Tiranë, pas kontrollit dhe evidentimit të para disa ditëve të subjekteve abuzuese veproi për ndërprerjen e energjisë elektrike në qytetin e Kavajës, qytet i cili vjel 35% të energjisë së shitur.

Në fokusin e sotëm të Task-Forcës kryeqytetase ishin disa firma private të cilët kishin ndërhyrë në kontatorët dhe rregjistruesit e tjerë dhe nuk kishin shlyer brenda afatit ligjor gjobën e vënë nga anëtarët e task-forcës. Vetëm sot u ndërprenë lidhjet elektrike të tre firmave private të prodhimeve ushqimore, si dhe një pikë e karburantit në qytetin e Kavajës.

Pas një konsulte të bërë në drejtorinë e filialit elektrik u vendos që pas subjekteve prodhuese private, task-force e Tiranës, të ndërhyjë dhe tek konsumatorët familjarë./tvklan.al






Të ngjashme