Task Forca e Turizmit skanon sezonin
Sezoni turistik i këtij viti konsiderohet me i miri, por sërish nuk kanë munguar problematikat. Gjatë analizës së bërë nga task forca e ngritur nga Kryeministri Edi Rama, Ministri Blendi Klosi e vuri theksin tek siguria në plazhe.
Nën monitorim të rreptë kanë qenë edhe bizneset, jo vetëm për zbatim të detyrimeve tatimore, por edhe sa i takon sigurisë ushqimore.
Viti 2018, sipas të dhënave zyrtare ka shënuar rritje me 30% të turistëve. Rritje, sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, ka shënuar edhe numri i vizitorëve në kala dhe muze.
Për të mbajtur nën kontroll ecurinë e sezonit në muajin e fundit të tij, që konsiderohet me fluksin më të lartë, të gjitha institucionet janë vënë në gatishmëri, përfshirë edhe Policinë e Shtetit.
Tv Klan