Tatim Taksa në Elbasan – (22 Maj 2000)


Tatim Taksa në Elbasan – (22 Maj 2000)

21:07 22/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pas forcave të Rendit, Tatim Taksa është një ndër organet e Elbasanit që bënë të ndihet forca e shtetit këtu. Policia tatimore e kësaj prefekture bëhet gjithnjë e më agresive me mos paguesit e taksave. Brenda një kohe të shkurtër janë konfiskuar 1400 paketa kontrabandë dhe rreth 1600 pije alkolike pa pulla fiskale.

Rrjeta ka rënë sidomos në firmat prodhuese private. 188 gjobat e vëna kapin vlerën mbi 17 milion lekë të reja. Kjo polici tatimore e ka shtrirë aktivitetin goditës të saj në të gjithë prefekturën. Rezultatet e punës së tyre kanë filluar të duken në rregjstrimin e menjëhershme të subjekteve private./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme