Tatimet Angjeli, analiza 9 mujore – (16 Tetor 1999)


Tatimet Angjeli, analiza 9 mujore – (16 Tetor 1999)

15:18 16/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në Drejtorinë e Tatimeve analiza e 9 mujorit është diskutuar sot nga Ministri i Financave Anastas Angjeli së bashku me drejtorë të tatimeve në rrethe. Realizimi i të ardhurave tatimore në muajin Shtator është 101% dhe si 9 mujor afro 98%. Kështu në Tiranë 65% e të ardhurave janë vjel nga sektori privat.

Ministri Angjeli nuk ka qenë i kënaqur nga shifrat globale. Administrata më e mirë nuk është domosdoshmërisht ajo që mbledh më shumë të ardhura, por ajo që i mbledh këto nga burime të vështira se sa tek ato lehtësisht të taksueshme. Shqetësimi kryesor i ministrit Angjeli është ecuria e vjeljes së tatimeve mbi vlerën e shtuar.

Angjeli urdhëron të nxirren përgjegjësitë dhe të zbatohen dispozitat ligjore. Cilësia e punës e 200 tatimpaguesve më të mëdhenj që unë i kam përpërkrahur thotë Angjeli nuk është ajo që prisja. Angjeli i ka sugjeruar Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve që 16 punonjësit e Kurbinit dhe 22 punonjës policie tatimore në Durrës të pushohen nga puna deri më datën 25 në qoftë se nuk marrin masa për regjistrimin e subjekteve të tyre./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme