Tatimet gjoba bizneseve që nuk dorëzojnë bilancet vjetore – (31 Mars 2001)


Tatimet gjoba bizneseve që nuk dorëzojnë bilancet vjetore – (31 Mars 2001)

15:16 31/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Të gjitha subjektet e regjistruara në zyrën e Tatim Taksave, si biznes i madh, sot kishin afatin e fundit të dorëzimit të bilancit financiar vjetor të biznesit të tyre. Ky bilanc dorëzohet një herë në vit, nga ku më pas përllogaritet edhe tatimi që duhet të paguash. Që në orët e para të mëngjesit, qindra ekonomistë janë paraqitur për të bërë dorëzimet.

Në ndryshim nga viti i kaluar rastet e mangësive në dokumentacion, janë më të pakta, pasi dhe gjoba është më e rëndë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Nëse hasen shkelje, ose bilanci nuk dorëzohet në këtë afat, gjoba për subjektet shkon 35 mijë lekë të reja deri në 50 mijë lekë të reja. Por pavarësisht dorëzimit të këtyre bilanceve, tatimi që vendoset është gjithmonë një shifër fiktive./tvklan.al






Të ngjashme