Tatimet mbajnë të mbyllur Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës


Tatimet mbajnë të mbyllur Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës

16:47 28/04/2014 universiteti nderkombetarPrej 5 ditësh, studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, nuk janë lejuar të ulen në auditore. Shkak është bërë një detyrim tatimor i papaguar nga ky universitet privat prej 40 milionë lekësh të reja. Përfaqësuesit e Univeristetit thanë se është bërë shlyerja e principalit dhe detyrimet e tjera do të shlyhen në ditët në vijim por drejtoria e Tatimeve kërkon pagesën e të gjithë shumës. Protestës iu bashkuan edhe deputetë të Partis Demokratike të cilët u shprehën se ligji i arsimit nuk e parashikon mbylljen e një universiteti në raste të tilla.

Tv Klan

 





Të ngjashme