Tatimet shtojnë inspektimet në zonat turistike
Inspektorët e Hetimit Tatimor vijojnë kontrollet intensive në zonat turistike. Vetëm gjatë kësaj jave janë bllokuar 4 restorante të njohura në Durrës, për moslëshim kuponi për herë të dytë.
Po ashtu në pjesën e bregdetit të jugut, administrata tatimore ka vendosur bllokim për 30 ditë të aktivitetit që ushtron një lokal nate në Dhërmi. Edhe ky rast lidhet me moslëshimin e kuponit tatimor.
Drejtoria e Tatimeve bën thirrje që subjektet private të zbatojnë ligjin, pasi vetëm kështu mund shmangin penalitetet që marrin.
Tv Klan