Taulant Balla: Opozita do të drejtojë 3 komisione parlamentare
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë një prezantim për punën e re të Kuvendit. Ai ka bërë publike propozimet për ndarjen e posteve në Kuvendin e ri, mes mazhorancës dhe opozitës.
Ndër të tjera, deputeti Balla ka propozuar se opozitës do t’i lënë për drejtim 3 komisione parlamentare.
Kështu, sipas propozimit të Ballës, opozita do të drejtojë Komisionin e Medias, Komisionin e Shëndetësisë dhe Komisionin e Integrimit.
Gjithashtu, deputeti Taulant Balla theksoi se kryetari i Parlamentit të jetë nga Partia Socialiste, nënkryetari i Kuvendit po nga PS dhe nënkryetari nga opozita. Në Konferencën e Kryetarëve, përbërja të jetë 5 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, tha Balla.
/tvklan.al