Tavë me perime dhe pana
Përbërësit:
Proshutë
Djathë kashkavall
Pana
Patate
Bizele
Brokoli
Këpurdha
Misër
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Perimet i vendosim në një tenxhere me ujë më kripë dhe i i ziejmë për 10 minuta. Në fund hedhim dhe brokolin dhe e lëmë në zjarr për vetëm 5 minuta.
Në një tavë ku hedhim pak vaj ulliri shtrojmë perimet, i shtojmë panën dhe i hedhim kripë dhe piper të zi.
E vendosim në furrë për 10-15 minuta në temperaturë 180 gradë dhe më pas i shtojmë djathin e grirë dhe pak proshutë./tvklan.al