Tavo: Policia e Gjirokastrës e lidhur me trafikimin e hashashit
Nga Gjirokastra, deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka akuzuar policinë dhe krerët e saj të këtij qarku se janë të lidhur me trafikimin e hashashit.
Tavo tha se drejtues të policisë në Gjirokastër po tentojnë të ndërhyjnë në procesin zgjedhor të 18 qershorit. Deputeti i LSI i bëri thirrje ministrit të brendshëm Saimir Tahiri të marrë masa ndaj drejtuesve të uniformave blu në Gjirokastër.
Kjo deklaratë e deputetit Vangjel Tavo, vjen një ditë më pas nga deklaratave të ministrit të Mjedisit Lefter Koka ndaj policisë së shtetit.
Tv Klan