Taylor Swift, këngëtarja më e pasur për 2019
Ylli i POP-it ka fituar 185 milionë Dollarë për një vit
2019 ka qenë pa dyshim vit i artë për yllin e POP-it Taylor Swift. 29-vjeçarja ka fituar vetëm për një vit 185 milionë dollarë, duke u shpallur kështu edhe nga prestigjiozja “Forbes” si këngëtarja më e pasur për vitin që po lëmë pas.
Një ndikim të madh në arkëtime ka pasur albumi i saj i fundit “Lover”, i cili ka shënuar rekorde në shitje, çmime dhe klikime online.
Në vendin e dytë renditet Kanye West me 150 milionë dollarë, pasuar nga Ed Sheeran me 110 milionë.
Tv Klan