Taylor Swift, mbretëresha e muzikës
Ylli i popit ka shitur më shumë disqe në 2019 në nivel botëror
Taylor Swift është këngëtarja që ka shitur më shumë disqe për 2019 në nivel botëror. Ylli i popit qëndron në krye të listës falë sukesit të albumit më të fundit “Lover”.
Kjo është hera e dytë që 30-vjeçarja amerikane udhëheq shitjet e regjistruara të muzikës në nivel global. E para ishtë në 2014, pas daljes në treg të albumit “1989”.
Menjëherë pas saj është radhitur këngëtari britanik Ed Sheeran me ‘No. 6 Collaborations Project’.
Reperi Post Malone u radhit në vendin e tretë, i ndjekur nga këngëtarja e bujshme fituese e çmimit Gramy, Billie Eilish.
Krijuar në Londër në 1970, Queen qëndron në treg në vedin e pestë me “Bohemian Rhapsody.”
Tv Klan