Të ardhurit e parë nga Maqedonia strehohen në Librazhd (21 Mars 2001)
Prej disa ditësh në Librazhd e Prrenjas kanë mbërritur refugjatët e parë nga Tetova, Gostivari e Kërçova të cilët janë strehuar tek miqtë e tyre, por dhe në familje të tjera të qytetit. Ndërkohë dhe Bashkia ka marrë masat dhe ka filluar përgatitjen për ndonjë fluks të mundshëm të ardhjes së refugjatëve. Përfaqësuesit e Bashkisë kanë rikontrolluar kampin e Togëzit i cili në krizën kosovare priti dhe strehoi 2500 refugjatë.
Kampi i Togëzit është i vetmi që nuk u shkatërrua pas largimit të kosovarëve dhe në të funksionojnë në rregull sobat, kapanonet, uji i pijshëm, telefonat, dhomat e vizitave dhe të tjerë. Deri tani shumica e refugjatëve janë strehuar në familjet shqiptare të cilat kanë punuar për vite me radhë në Maqedoni./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori