Të ardhurit kosovar në Shkodër, Elbasan, Librazhd – (6 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Edhe sot në Shkodër përmes Hanit të Hotit kanë mbrritur rreth një mijë vetë të ardhur nga Kosova. Drejtuesit lokal shprehen se numri më i madh i të ardhurve janë strehuar në pallatin e sportit si dhe në disa institucione të tjera social-kulturore. Po sipas këtyre drejtuesve numri i përgjithshëm ka arritur në pesë mijë vetë.
Gjatë paradites në sheshin qëndror të Shkodrës u organizua një tubim solidariteti ku merrnin pjesë disa qindra qytetar shkodran si dhe të ardhur nga Kosova. Organizatorët e këtij tubimi ishin komiteti për mbrojtjen e Kosovës dhe Unioni i Pavarur Studentor. Ndër oratorët floën edhe drejtuesit e forcave politike lokale.
Elbasani ka pritur si rreth mbi 9 mijë të ardhur nga Kosova. Pjesa dërrmuese e të ardhurve janë sistemuar nëpër konvikte si dhe në disa institucione të tjera të qytetit. Në prefekturën e këtij qyteti aktualisht mbetet i madh shqetësimi për mungesën e ndihmave dhe pajisjeve të domosdoshme për jetesë.
Sot në Librazhd kanë mbrritur disa qindra të ardhur nga kosova përmes Maqedonisë. Kjo valë e re për pushtetin lokal vlerësohet si një vështirësi e re pasi mundësitë për strehim në këtë qytet janë tepër të vogla. Rreth 800 të ardhurit në masën më të madhe janë strehuar nëpër familje.
Në Gjirokastër ka përfunduar gjatë paradites së sotme sistemimi i rreth 1600 të ardhurve nga Kosova. Zyra lokale të fondacioneve si dhe shoqatave të ndryshme si Karitas, Kryqi i Kuq kanë shpërndarë ndihmat e para./tvklan.al
Gazetar – Aleksandër Çipa