Të ardhurit nga Kosova, rrezik epidemie (31 Mars 1999)
Rrezik epidemie në qendrat ku të ardhurit janë sistemuar. Kosovarëve të ardhur u është siguruar ushqimi, strehimi dhe diçka tjetër emergjente. Nç ambjentet ku ata qëndrojnë ka më shumë mundësi të merret infektimi dhe ngrohja e kohës është një tjetër faktor që ndikon në përhapjen e tyre. E gjithë kjo vjen nga mbipopullimi dhe mosmbajtja pastër e kampit. Masa më emergjente është vaksinimi i fëmijëve. Ministri i Shëndetësisë Solis bën apel për parandalimin e rrezikut.
Ministri Solis: Ne e kemi vlerësuar këtë gjendje dhe duhet të marrim masat tona tepër urgjente përsa i përket anës epidemiologjike, sepse kjo është rreziku më i madh. Masat që nga momenti i dezinfektimit dhe deri në momentin e organizimit të banjave, momenti i organizimit të ujit të pijshëm, pra janë probleme madhore për të cilat duhet të
marrim masa sa nuk është vonë.
Drejtori i Shëndetit Publik ka nisur në vëzhgim të gjendjes dhe marrjes së masave katër grupe pune.
Drejtori i Shëndetit Publik: Dhe sot janë nisur urgjentisht katër ekipe lëvizëse me përbërje mikrobiolog, epidemiolog dhe higjenistë për të parë gjendjen, për të marrë masat konkrete për përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare dhe konkretisht ekip me përbërësit më cilësore, me njerëzit më serioze dhe më të aftë që kemi ne është në rrethin e Tiranës, pra në ambjentet ku janë strehuar në Tiranë. Një ekip tjetër është nisur në Shkodër, Lezhë, Laç, pra gjithë linjën e Veriut, një ekip i tretë është nisur në Kavajë, Lushnjë, Fier, Vlorë dhe ekipi i katërt është në Elbasan, Librazhd,
Pogradec, Korçë, pra kudo ku ka të vendosur për të parë kushtet higjeno-sanitare të tyre, për të gjykuar nga pikëpamja epidemiologjike dhe për të marrë masa për përmirësimin e gjendjes.
Por si e kanë kaluar natën e parë të ardhurit kosovarë:
Një e ardhur nga Kosova: Natën e mbrëmshme e kemi kaluar shumë mirë. Ushqim kemi pasur mirë, me fjetur mirë pak ftohtë, puna e flmijlve.
Një tjetër e ardhur: Pak ftohtë kemi pasur se kemi pasur mbulojë pak më pak. Jemi kallaballëk, 13 vetë familja, 13 vetë me një batanije. E kështu mirë, pritja mirë, sjellja e mirë, me hëngër e me pi, përveçse po duhet me pritë.. se kallaballëk i madh.
Një ndihmë që ju vjen të ardhurve është dhe vazhdimi i shkollës, aty ku e kanë lënë, iniciativë kjo e marrë nga gjimnazi “Sami Frashëri” e cila bën edhe regjistrimin për shkollim./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti