Të bërit raki sipas traditës (24 Shtator 2000)


Të bërit raki sipas traditës (24 Shtator 2000)

09:08 24/09/2000

Në këtë familje, nxjerrja e rakisë është traditë e vjetër. Si në çdo familje shqiptare, tryezat nuk shtrohej pa lëngun e bardhë të rrushit. Sezoni fillon në vjeshtën e parë ose në muajin shtator ku miqtë dhe shokët mblidhen këtu për të shijuar këtë ritual. Sipas tyre, për të pasur një raki të mirë ndikojnë shumë dhe temperaturat. Pas vjeljes së rrushit dhe shtypjes, fermentimi bëhet në këto fuçi.

Këtu qëndron 10 deri në 12 ditë dhe më pas zierja në një zjarr të vakët me drru, sjell dhe prodhimin. Një kazan i tillë jep 5 litra e gjysmë raki me gradacion mesatar 18-20 gradë. Ky është Dauti, i cili prej vitesh konsumon më shumë dhe tregton raki nga rrushi i tij.

Tradicionalisht këtu nga rrushi nxirret vera dhe uthulla. Prodhimi është gjithmonë sa për vete. Ky vit sipas specialistëve të bujqësisë shënoi dhe temperatura të larta ku në disa zona hardhitë dhe rrushi u dëmtuan nga thatësira. Ndërsa kjo familje që i ka qëndruar gjithmonë në kokë me vaditje, tani shijon rezultatet./tvklan.al






Të ngjashme