Të burgosurit kosovarë, dhuna serbe – (6 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ndërkohë që paqja për Kosovën është nënshkruar dhe po bëhen hapa për vënien në jetë të saj, krimet e kryera nga regjimi i Beogradit nuk do të harrohen lehtë. Kështu sipas të dhënave të Komitetit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, vazhdohen të paraqiten fakte të barbarisë të pamasë serbe mbi popullsinë e pafajshme të Kosovës. Ja një pjesë e këtyre dëshmive.
Sipas këtij organizmi deri në 26 Maj të këtij viti kur u lirua grupi i madh i të ndaluarve numri i personave në burgun e Smerkonicës në Kosovë arrinte në tre mijë vetë. Të burgosurit mbaheshin në kushte të vështira dhe të papranueshme. Në një dhomë katër metra të gjerë dhe tetë metra të gjatë qëndronin 76 persona.
Të gjithë kosovarët e ndaliar në këtë burg u nënshtroheshin seancave të tmerrshme hetimore dhe torturave sistematike duke u pyetur për UÇK-në. Dëshmimtarët tregojnë se gjatë seancave hetimore oficerët serb vinin muzikë popullore serbe më zë të lartë gjatë kohes që merrnin kosovarët në pyetje dhe i rrihnin shqiptarët me ç’të mundnin./tvklan.al