Të dehur në timon, 11 drejtues në pranga
Aksioni vazhdon… Si çdo fundjavë, Policia Rrugore në kryeqytet ka vazhduar kontrollet për drejtuesit e automjeteve. Kështu në pranga kanë përfunduar 11 drejtues mjetesh, që ishin të dehur.
47 leje drejtimi janë pezulluar, nga këto: 16 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara, 27 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, 4 leje drejtimi për lëvizje në sens të kundërt.
Efektivët e policisë kanë çuar për të dalë para komisionit 64 drejtues mjetesh. Sa i përket mos vendosjes së rripit të sigurimi, shkelje semafori dhe përdorimit të celularit janë vendosur 22 gjoba./
tvklan.al