Të dënuar për vjedhje, OFL kërkon të deklarojnë pasurinë 4 persona
Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesën për të justifikuar pasurinë 4 persona, prej të cilëve 3 nga Tirana dhe 1 nga Shkodra.
Këta persona janë:
– Olsi Ibraliu banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– Kreshnik Allaraj banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
– Erjon Kola banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;
– Ilir Rustemi banues në Shkodër, person nën hetim, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi”, thotë OFL në njoftimin e sotëm dërguar për mediat. /tvklan.al