Te dhunuarit e Gazetës “Koha Jonë” (1 Korrik 1999)
Intervistë me dy punonjës të Gazetës “Koha Jonë” të cilët i kanë rrahur.
Punonjësi: Ne u kthyem nga shërbimi që ishim në Korçë, ishte ora 5 e ca që po punojmë në Elbasan. U detyruam të prisnim sepse prisnim nja dy pika për të menaxhuar aty, vajti orë rreth 7. Në këtë orë jemi futur tek trotuari aty ku parkoheshin makinat dhe po punonim me një gazetashitës. Sapo mbaruam punë na afrohen dy policë të cilët na thonë jeni në kundravajtje. Dhe pa bërë as një as dy shikoj që shoferin ma kapën përdhunisht Xaken, dhe po e gjuanin me grushta me shkelma. Në këtë moment jam afruar dhe unë për t’u prezantuar se kush jemi duke i treguar dhe kartën e punonjësit të gazetës, por ata nuk e pranuan fare një gjë të tillë. Përkundrazi më morën kartën dhe mu kthyen mua mu vërsulën me grushta, me shkelma dhe di që nuk mbaj mend më kam rënë pa ndjenja. Më pas di kur e kam parë veten në Komisariat. Po dhe rrugës dhe aty na kanë goditur, më kanë futur në ujë të ftohtë gati komplet dhe unë nuk di gjë.
Punonjësi tjetër: Në kundravajtje ishim faktikisht por në atë mënyrë sjellje me grushta e me shkelma unë s’mund ta imagjinoja dot veten. Përveçse rrahjes që na bënë aty në mes të Elbasanit, besoj se ka shumë
qytetarë të Elbasanit që e panë atë skenë vazhdonin e na qëllonin edhe në furgon në oborr të Komisariatit. Këtë zotin Hysen e morën dhe e futën dhe në kazan me ujë, na plasën aty në qeli. Arsyeja ishte se kishin shkelur rregullat, kishim hyrë në atë vend ku ndaluam ne ishte ndalim qarkullimi pas orës 5. Por për atë profil pune që kishim ne nuk doli njeri që të na thoshte që, nuk na ka dalë njeri ndonjëherë. Ne do bënim menaxhim. Besoj se punonjësit e Policisë e panë se çfarë kishim ne në makinë, kaq thjeshtë./tvklan.al