Të dielën nisin patrullimet e përbashkëta Kosovë – Shqipëri


Të dielën nisin patrullimet e përbashkëta Kosovë – Shqipëri

19:40 29/06/2018

Të dielën më 1 Korrik, turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjerësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe asaj për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Shqipëri për të filluar patrullimet e përbashkëta.

Policia bën me dije se fillimit të patrullimeve të përbashkëta do t’i paraprijë takimi i cili do të mbahet në orë 10:00 në pikëkalimin kufitar në Vërmicë nga ku pastaj së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Shqipëri, për detyrën konkrete sipas memorandumit të bashkëpunimit./ Klan Kosova.






Të ngjashme