Të drejtat e fëmijëve në burgje (30 Korrik 1999)


Të drejtat e fëmijëve në burgje (30 Korrik 1999)

14:35 30/07/1999

Jo burgje, por institute riedukimi për të rinjtë fajtorë. Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri dhe lobi parlamentar për këto të drejta organizojnë bisedën për një pjesë të projektit duke thurur një strategji të re për të drejtat e fëmijëve në burgje dhe stacione policie.

Po përgatitet dhe trajnimi i forcave të policisë në 5 qytete kryesore. Shifra e fëmijëve të inkriminuar arrin në 84. Në këtë diskutim merrnin pjesë dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe e Rendit së bashku me Prefekten e Tiranës nga e cila është hedhur ideja për institucione riedukimi ku të jetë përfshirë dhe shkolla./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme