Të flasësh gjuhë të huaja i bën mirë shëndetit


Të flasësh gjuhë të huaja i bën mirë shëndetit

03:03 08/02/2018

Të flasësh të paktën dy gjuhë bën mirë për shëndetin, veçanërisht atë mendor. Mendohet se kush komunikon në dy gjuhë është më pak i rrezikuar të preket nga Alzheimer dhe nga sëmundje të tjera psikologjike. Në këtë konkluzion kanë arritur studiuesit të cilët kanë ekzaminuar trurin e personave që flasin vetëm një gjuhë dhe atyre që flasin më shumë se një të tillë.

Rezulton se korja e trurit në personat që flasin të paktën dy gjuhë është më e trashë dhe indet në brendësi të disa zonave të trurit janë me dendësi më te madhe.

Sipas mjekëve këto specifika ndikojnë pozitivisht mbi njeriun veçanërisht në zonat përgjegjëse për gjuhën, në kontrollin më të mire konjitiv dhe në ekzekutimin e memorjes epidodike. Studiuesit mendojnë ato ndikojnë në një sasi më të madhe të shtresës gri, e cila mund të ndihmojë në funksionimin më të mire dhe evitimin e disa patologjive të rënda. 

Docentja e departamentit të psikologjisë në një universitet kanadez, Natalie Philips thekson se multilinguzmi është shumë pozitiv për shëndetin mendor dhe sociokulturor dhe lidhen direkt me fleksibilitetin cerebral.

Klan Plus






Të ngjashme