Të gjitha kopshtet gati në Shtator
Shtatori do t’i gjejë gati dhe me kushte bashkëkohore të gjitha kopshtet e kryeqytetit. Ky është premtimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili teksa inspektoi përfundimin e punimeve të kopshtit 26 në Njësinë 7, tha se vitin tjetër, do të nisë puna për ndërtimin e shkollave.
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë: “
Ky është kopshti i dhjetë nga 23 kopshtet e Tiranës, që jemi duke i rikonstruktuar. Na kanë mbetur edhe 13 kopshte deri sa të vijë 1 Shtatori, kur të gjithë vijnë nga pushimet e t’i gjejnë gati.”
Kryebashkiaku i cilësoi kopshtet publike të Tiranës më të mirat, të cilat janë edhe falë mbështetjes se dhënë nga kompani të ndryshme.
Tv Klan