Të gjitha shkollat orë të lira kundër dhunës


Të gjitha shkollat orë të lira kundër dhunës

15:56 25/11/2016

Dita e parë e mësimit në të gjitha shkollat e vendit ka shërbyer për diskutime kundër dhunës.

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi dhe Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla, ishin të pranishëm në diskutimet e nxënësve të Shkollës 9 – vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet.

Ministri Blendi Klosi paralajmëroi ndryshime ligjore në ligjin e dhunës, për ta bërë më gjithpërfshirës dhe më të ashpër, por ai deklaroi se edukimi që në fëmijëri për të denoncuar, kundështuar, refuzuar dhunën është një nga mekanizmat afatgjatë dhe të sigurtë për një shoqëri më të drejtë.

Ndërsa Ministria Nikolla u shpreh se

“Kjo nuk do të mbetet vetëm mesazh i një ore po do të jetë një reagim i yni qytetar ndaj shfaqjeve të tilla që kurrsesi nuk mund të jenë të pranueshme për shoqërinë tonë”.

Tv Klan






Të ngjashme