Të gjithë duan të takojnë Kim Jong Un
Presidenti sirian Bashar al-Assad ka në program një samit në Phenian me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore KCNA që citon fjalët e Assad: “
Do të vizitoj Korenë e Veriut dhe do të takohem me shkëlqesinë e tij Kim Jong-un”
.
Samiti i mundshëm do të jetë i pari i diktatorit me një kryetar shteti në Phenian. Sipas disa burimeve të Inteligjencës amerikane dhe korean-ojugore, marrëdhëniet mes dy vendeve përfshijnë edhe shitjen e armëve.
Kohë më parë shumë raportime kanë treguar se Koreja e Veriut ka ndihmuar Sirinë në ndërtimin e armëve kimike. Nga ana tjetër, regjimi i Assad ka ndihmuar në mënyrë financiare Phenianin.
Tv Klan