Të gjithë nën pushtetin e Covid, mbi 106 milionë raste infektimesh në botë
Në të gjithë botën situata e Covid sa vjen e përkeqësohet. Në 24 orët e fundit është shënuar një tjetër shifër rekord nga infektimet duke e çuar numrin e personave të prekur në mbi 100 e 6 milionë qytetarë.
Ndërkohë dhe numri i viktimave është pasi në të gjitha vendet numërohen zyrtarisht 2,320,862 humbje jete që nga fillimi i pandemisë.
Nga ana tjetër sipas Worldometer, numri i pacientëve të cilët kanë arritur të mposhtin virusin vdekjeprurës është 77.996.784.
SHBA është vendi më i prekur nga Covid, pasi numëron 27,519,636 dhe 473,528, por dhe numri i të shëruarve është shumë i lartë pasi 17,268,517 kanë arritur që të fitojë betejën më Covid.
Pas SHBA-së vjen India me 10,827,314, Brazili me 9,497,795, Rusia që deri tani numëron 3,951,233 raste dhe Mbretëria e Bashkuar me 3,929,835 të infektuar.
Më pas në këtë listë janë dhe vendet si Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Turqia, ku në javët e fundit është vënë re një rritje e numri të rasteve të reja dhe viktimave./tvklan.al