Të gjithë “PO”, arrihet marrëveshja përfundimtare për drejtësinë


Të gjithë “PO”, arrihet marrëveshja përfundimtare për drejtësinë

18:39 21/07/2016

Pas një dite të gjatë bisedimesh, palët politike kanë pranuar propozimin e ri të ndërkombëtarëve sa i përket reformës në drejtësi. Si fillim kanë qenë kreu i PS-së Edi Rama dhe ai i LSI-së, Ilir Meta të cilët kanë pranuar propozimin ndërkombëtar.

Pas disa orësh edhe kreu i PD-së, Luzlim Basha ka thënë “PO”. “

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta përshëndet marrëveshjen e arritur për reformën në drejtësi. Falënderoj kryeministrin Rama, Kryetarin e PD-së  zotin Basha dhe ambasadoret Lu dhe Vlahutin. Marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi. Tani të formalizojmë procesin me votën unanime në Kuvend

”, shkruhet në një njoftim nga Kuvendi.

Kryeministri Edi Rama, i cili ka dalë pak pas orës 17 e 30 nga ambientet e Kryeministrisë për t’iu drejtuar atyre të Kuvendit të Shqipërisë ka përshëndetur marrëveshjen me një postim në Twitter.

rama

Pas më shumë se 7 orë bisedime u ra dakord një formulë hibride: Nga 11 anëtarë të KLGJ, 6 prej tyre i zgjedh trupa e gjykatësve ndërsa 5 zgjidhen nga Kuvendi. Komisioni që i zgjedh duhet të miratojë një listë në bllok, që duhet të marrë katër nga pesë vota. Në rast se bllokohet zgjidhen me short. Tani seanca parlamentare do të rifillojë në orën 21:00.

/tvklan.al






Të ngjashme