Të gjithë po e urojnë, por…
Pas raportimeve mediatike se bashkëshortja e aktorit të njohur Kivanç Tatlitug, është 2.5 muajshe shtatzënë, të gjithë kanë nxituar të urojnë çiftin.
Tatlitug nuk e ka fshehur që prej kohësh dëshironte të bëhej baba dhe se për këtë së bashku me bashkëshorten kishin marrë edhe trajtim mjekësor. Por e vërteta duket se qëndron ndryshe nga sa është raportuar në media. “Të gjithë po më telefonojnë duke menduar se do të bëhem baba, por në fakt nuk ka një situatë të tillë”
, tha me shaka aktori 33-vjeçar, i cili është i martuar prej dy vitesh me Bashak Dizer, disa vite më e madhe në moshë. Tatlitug njihet për rolet e tij në serialet “Gymysh”, “Kuzey Guney” dhe “Dashuri e Ndaluar”. Së shpejti ai do të rikthehet në Televizionin Klan me serialin “Xhesuri dhe e Bukura”./tvklan.al