Të harruar nga shteti, si e ndërtuan vetë banorët fshatin e tyre (11 Shtator 2000)


Të harruar nga shteti, si e ndërtuan vetë banorët fshatin e tyre (11 Shtator 2000)

12:46 11/09/2000

Kjo është rruga që të çon në fshatin Sauk në rrethin e Tiranës. Dikur ishte një rrugë e vjetër fshati që me fillimin e sezonit të shirave përmbytej nga balta duke e vështirësuar dhe kalimin në këmbë. Më vonë, banorë të ardhur nga të gjithë skajet e Shqipërisë blenë toka rreth kësaj rruge dhe kontribuan në mënyrë vullnetare për riparimin e saj.

Gjithashtu me një kontribut të përbashkët ata e sollën rrjetin elektrik nga një kilometër larg. Pjesën më të madhe në këtë fshat e përbënin familjet Seferi të ardhura nga Kukësi. Një ndër ta është dhe Xhemal Seferi i cili thotë se po mendojnë që në të ardhmen të ndërtojnë përsëri me të ardhurat e tyre sistemin e kanalizimit të ujëravetë zeza. Pra, banorët e këtij fshati mendojnë dhe për rregullimit e kësaj qendre të vogël urbane me dëshirën e mirë për të përmirësuar çdo ditë kushtet e tyre të banimit./tvklan.al






Të ngjashme