Të harruarit e Çernobilit
Katastrofa e 1986 –ës në Çernobil është një ngjarje që na kujton për rrezikun që vjen nga fuqia bërthamore.
Incidenti, që ndodhi për shkak të defetit teknik dhe gabimit njerëzor, i mori jetën 30 punonjësve dhe OBSH përllogarit se mund të jetë përgjegjës për mbi 4 mijë vdekje nga kanceri për shkak të rrezatimit.
Më shumë se 30 vjet nga kjo ngjarje, pasojat vijojnë të shfaqen në defekte në lindje dhe rritje të numrit të të prekurve nga kanceri i tiroides.
Fotografja 30 – vjeçare Jadwiga Bronte vendosi që të vizitonte Bjellorusinë në fillim të këtij viti për të dokumentuar jetët e viktimave të Çernobilit. Këto janë disa prej punëve të realizuara prej saj.
/tvklan.al